2011-04-18 18:12:31

Botohet programi zyrtar i shtegtimit të Benediktit XVI në Kroaci


(18.04.2011 RV)Sot Salla vatikanase e Shtypit botoi programin zyrtar të shtegtimit apostolik të Benediktit XVI në Kroaci, më 4 e 5 qershorin e ardhshëm, me rastin e Ditës kombëtare të familjeve katolike kroate. Është shtegtimi i parë papnor ndërkombëtar i sivjetëm. Papa do të jetë në Zagreb paraditen e së shtunës, 4 qershor. Pas ceremonisë së mirëseardhjes, në aeroportin ndërkombëtar Pleso të Zagrebit, do t’i bëjë një vizitë mirësjelljeje presidentit të Republikës. Më pas, takimi me kryeministrin, në nunciaturën apostolike.
Në orën 18.15, në Teatrin Kombëtar të Zagrebit, Papa do të takohet me përfaqësues të shoqërisë civile, të botës politike, akademike, kulturore e afariste, me Trupin Diplomatik e me liderët fetarë.
Në orën 19.30, do të kremtojë Lutjet mbrëmësore me të rinjtë, në Sheshin e Bano Josip Jelaçiç.
Të dielën, më 5 qershor, në orën 10.00, Papa do të kryesojë Meshën shenjte me rastin e Ditës kombëtare të familjeve katolike kroate, në Hipodromin e kryeqytetit.
Paradite, kremtimi i Lutjeve mbrëmësore me ipeshkvijtë, priftërinjtë, rregulltarët, rregulltaret e seminaristët dhe lutja pranë varrit të të Lumit Alojzije Stepinac, në Katedralen e të ngjiturit të Zojës së Bekuar në qiell e në atë të Shën Shtjefnit.
Më pas do të vizitojë selinë e kardinalit kryeipeshkëv të Zagrebit.Në orën 19.15, ceremonia e lamtumirës, në Aeroportin ndërkombëtar Pleso. Rikthimi në Romë parashikohet për në orën 21.15.







All the contents on this site are copyrighted ©.