2011-04-17 18:59:54

Në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, Benedikti XVI i ftoi të rinjtë në Ditën Botërore të Rinisë në Madrid


(17.03.2011 RV)Në Lutjen e Engjëllit të Tënzot, duke folur në gjuhën spanjolle, Papa bëri një thirrje të fuqishme për paqen e pajtimin në Kolumbi, ku të Premten e Madhe kremtohet Dita e lutjes për viktimat e dhunës:
“Jo më dhunë në Kolumbi. Mbretëroftë paqja!”
Më pas, në gjuhë të ndryshme, Benedikti XVI përshëndeti të rinjtë, që festonin Ditën Botërore të Rinisë në nivelin dioqezan dhe u kujtoi takimin rinor të Madridit në gusht. U kërkoi të jenë dëshmitarë të gëzuar e të palodhur të dashurisë pa fund të Zotit e ta pranojnë Kryqin e Krishtit si shenjë të dashurisë së Hyjit e si burim jete të re. Të rinjtë nuk vonuan t’i bënin Papës, që mbushi dje 84 vjeç, urimet për ditëlindjen, sipas mënyrës së tyre të hareshme, me këngë:
"Tanti auguri Benedetto. Tanti auguri a te!"







All the contents on this site are copyrighted ©.