Atë Lombardi: urimet për ditëlindjen e Papës Racinger
84 vjet! Shumë urime Ati i Shenjtë! Një jetë e gjatë e shpenzuar në shërbim të
Zotit e të Kishës së Tij, me përkushtim të plotë e të palodhur. Ne të gjithë, të
Radio Vatikanit, të Qendrës Televizive Vatikanase, të Sallës së shtypit të Selisë
së Shenjtë si dhe organizmat e ndryshëm që bashkëpunojnë ngushtë e përditë me shërbimin
Tuaj, e shoqërojmë, përcjellim dhe ndjekim me mirënjohje e admirim, e jemi të bindur
se është privilegj që kemi mundësi të jemi në një farë mënyre të lidhur e të bashkuar
me ministrin – misionin Tuja në udhëheqje të Kishës së gjithmbarshme. Edhe në emër
të dëgjuesve tanë, të e teleshikuesve e lexuesve të pjese të botës, Ju urojmë e urojmë
vetvetes që Zoti të vazhdojë të Ju jap gjatë shëndet dhe energji sepse fjalët e Juaj
e vështrimi Juaj, transparencë e vërtetë e dëshmisë së fesë Tuaj, të vazhdon të ndriçojë
e ngushëllojë mendjen tona dhe zemrat tona.