2011-04-15 17:40:13

Gjon Pali II: tematikat e trajtuara gjatë papnisë


Tematikat më të trajtuara nga Gjon Pali II janë ato që kanë të bëjnë me jetën e marrëdhëniet shoqërore. Shkroi dy enciklika mbi shtrembërimet e dy doktrinave sunduese në shekullin XX: doktrinës kapitaliste e asaj komunsite: “Laborem Exercens (14 shtator 1981) dhe Centesimus Annus (1 maj 1991), në 100-vjetorin e Rerum Novarum të Papës Leoni XIII.Bëri shumë thirrje drejtuar të gjitha shteteve të botës për të respektuar lirinë fetare të nënshtetasve të tyre. Thirrja e parë e kësaj natyre, është ajo që i drejtoi sekretarit të OKB-së, Kurt Waldheim, më 2 dhjetor 1978, me rastin e 30-vjetorit të nënshkrimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut.







All the contents on this site are copyrighted ©.