2011-04-15 18:36:49

Egjipt: rindërtohet Kisha kopte e rrënuar nga fanatikët islamikë.


(15.04.2011 RV)Në Egjipt, të krishterët koptë të fshatit Soul, 30 kilometra larg Kairos, e kanë përsëri kishën e tyre. E rrënuar më 4 marsin e kaluar nga ekstremistët islamikë, u rindërtua në sajë të ndihmës së ushtrisë. Siç njofton agjensia AziaNjuz, dje paradite më se 700 vetë morën pjesë në kremtimin e Meshës së parë. Tejet prekëse vetë Mesha e, sidomos, ceremonia e lartimit të kryqit mbi çatinë e ndërtesës. Shumë aktivistë të krishterë e lavdëruan punën e ushtrisë e cila, pas protestave të të krishterëve koptë në zonë, pati premtuar t’ua rikthente besimtarëve kishën e re, para Pashkëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.