2011-04-14 15:38:31

Paqja e kriza ekonomike në qendër të takimit të Papës me presidentin e Letonisë


Benedikti XVI priti sot në audiencë në Vatikan, Presidentin e Letonisë Valdis Zatlers. Bashkëbisedimet private ndërmjet Papës Racinger e Presidentit Zatlers, në Sallën e Bibliotekës së Pallatit Apostolik, zgjatën 20 minuta dhe qenë të përzemërta e familjare. Papa e Zatlers folën në gjuhën angleze mbi realitetin e Vendit, rolin e kontributin e Kishës katolike në shoqërinë letone dhe vlerat e patjetërsueshme të krishtera. Po kështu u fol edhe mbi gjendjen ndërkombëtare e vlerën e paqes për popujt e kombet.
Në mbarim të bashkëbisedimeve, kur në Bibliotekë hyjnë gruaja e presidentit letonë dhe anëtarët e tjerë të delegacionit, u bë shkëmbimi i dhuratave. Zatlers i dhuroi Papës Benediktit XVI një libër me përmasa të mëdha, me kapakë të bardhë e një kryq metali, mbi temën e lidhjes së Polonisë me traditën mariane: Papa i shfletoi gjatë faqet e dekoruara me miniatura e duke shikuar përmbajtjen me shumë vëmendje. Ndërsa Presidentin, përfaqësuesit të një populli ku katolikët janë afër 20 % e popullsisë, iu dhurua medalja e Papnisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.