2011-04-14 06:46:37

Gjatë 27 vjetëve Gjon Pali II bëri 248 shtegtime Apostolike në botë e në Itali


Papnia e Gjon Palit të II-të do të mbetet e paharruar edhe për 248 udhëtimet apostolike në botë e në Itali, gjatë të cilave shkeli në më se 200 vende, në të pesë kontinetet. Shumë prej tyre i vizitoi disa herë. Gjatë shtegtimeve, përshkoi një distancë të barbartë me trefishin e largësisë ndërmjet Tokës dhe Hënës ( 1.162. 615 kilometra) ose me 29 rrotullime rreth Tokës. Kaloi në shtegtime jashtë Italisë 543 ditë, (5,71% e ditëve të papnisë), vizitoi 617 qytete, mbajti 2382 fjalime.
Gjon Pali II shtegtoi më shumë se të gjithë paraardhësit, marrë së bashku. Ndërsa disa caqe të shtegtimeve të tij (si SH.B.A. e Toka e Shenjtë) i pati vizituar edhe Pali VI (i cili u quajt i pari ‘Papa shtegtar’), por shumë nga vendet që vizitoi Papa Vojtila, nuk ishin shkelur kurrë nga ndonjë papë tjetër. Shqipëria, për shembull.
Të panumërta edhe udhëtimet e vizitat baritore në famullitë e Romës, në qytete, shenjtërore e vende pune, në Itali.
Ishte Papa i parë që shkoi në Mbretërinë e Bashkuar, ku u takua me Mbretëreshën Elizabeta II dhe Kreun e Kishës anglikane. Me këtë rast, duke kryar një gjest me vlerë të madhe simbolike, u gjunjëzua në lutje të përbashkët me Kryeipeshkvin e Kantërburit, Robert Runcie, mbrenda katedrales së Kantërburit, vendi më i shenjtë i Kishës anglikane.
Gjatë shtegtimeve, vuri me forcë në dukje devocionin e tij për Virgjërën Mari, duke shkuar në shenjtëroret kryesore, që i kushtohen, si shenjtërorja e Knock, në Republikën e Irlandës; e Fatimës, në Portugali; e Zojës së Guadalupes, në Meksikë; e Lurdës, në Francë dhe e Pompeit, në Itali.
Gjon Pali II bekoi dhe vuri gurin e themelit të Kishës, tri herë të rrënuar e tri herë të rindërtuar, të Zojës së Këshillit të Mirë, shenjtërore kombëtare e shqiptarëve, Kështjellë e katolicizmit, rrëzë kodrës, mbi të cilën lartohet Kështjella Rozafa, e fundmja, që ra në dorën e pushtuesit turk.
Gjatë këtyre shtegtimeve, Papa u rrethua nga turma të jashtëzakonshme popullore, që morën pjesë në Meshët e kremtuar prej tij. Kujtojmë, për shembull, Meshën e kremtuar në vitin 1979 në Phoenix Park të Dublinit, me pjesëmarrjen e një milion vetëve, një e katërta e gjithë popullsisë së vendit.
Më 1984 Gjon Pali II ishte papa i parë që vizitoi Porto Rikon; më 1995, Filipinet, ku u fol për një atentat kundër tij, organizuar nga Al Kaeda. Atentati ishte planifikuar nga Ramzi Jusef e Khalid Sheikh Mohamed, të cilët kishin përgatitur një kamikaze, që do të hidhej në erë me makinën e tij pranë Papës.
Më 1993 Gjon Pali II vizitoi Shqipërinë, ku u takua me popullin shqiptar të vuajtur e të martirizuar nga komunizmi, rivendosi hierarkinë e Kishës katolike që posa doli nga kampet –katakombe të diktaturës ateiste, inkurajoi shoqërinë të ecën gjurmëve të demokracisë e uroi përparimin e vërtetë njerëzor, shpirtëror, shoqëror dhe ekonomik të Shqipërisë.
Më 1999 Gjon Pali II vizitoi Rumaninë, ku u takua me krerët vendas të Kishës ortodokse. Ishte papa i parë që vizitonte një vend me shumicë ortodokse, që nga Skizma e shekullit XI (1054)
Gjithnjë më 1999, ndërmjet tjerash, Gjon Pali II bëri një shtegtim në SHBA, duke kremtuar një Meshë në Katedralen e St. Louis, me pjesëmarrjen e 104. 000 mijë vetëve, takimi më i madh i besimtarëve në historinë e SHBA.
Në maj 2001 Papa Vojtila shtegtoi në brigjet e Mesdheut, në gjurmët e Shën Palit, duke nisur nga Greqia, në Siri e në ishullin e Maltës. Ishte hera e parë që një papë katolik shkelte Greqinë, që prej njëmijë vjetësh; e më pas, ishte absolutisht i pari që hynte në një xhami, duke vizituar Xhaminë e Omajadeve në Damask, ku besohet se u varros trupi pa kokë i Shën Gjon Pagëzuesit.

Ja edhe lista e plotë e shtegtimeve:
1. Republikë Domenikane, Meksikë, Bahamas (25 janar-1 shkurt 1979)
2. Poloni (Varshavë, Gniezno, Çestokovë, Krakovi, Brezink, Vadovice, Belic (2-10 qershor 1979)
3. Republika e Irlandës - SHBA (29 tetor – 8 nëntor 1979)
4. Turqi (28–30 nëntor 1979)
5. Zaire; Republika e Kongos; Kenia; Gana; Burkina Faso; Bregu i fildishtë (2–12 maj 1980)
6. Francë (30 maj – 2 qershor 1980)
7. Brazil (30 qershor – 12 korrik 1980)
8. Gjermani (15-9 nëntor 1980)
9. Pakistan; Filipine; Guam (SHBA); Japoni; Alaskë (SHBA) (16–27 shkurt 1981)
10. Nigeri; Benin; Gabon; Guine Ekuadoriale (12–19 shkurt 1982)
11. Portugali (12-15. maj 1982)
12. Britani e Madhe (28 maj – 2 qershor 1982)
13. Brazil; Argjentinë (10–13 qershor 1982)
14. Zvicër, Gjenevë (15 qershor 1982)
15. San Marino; Rimini (29 gusht 1982)
16. Spanjë (31 tetor – 9 nëntor 1982)
17. Portugali; Kosta Rika; Nikaragua; Honduras; Panama; El Salvador; Guatemalë; Belize, Haiti (2-10 mars 1983)
18. Poloni (16- 23qershor 1983)
19. Francë-Lurdë (14-15 gusht 1983)
20. Austri (10-13 gusht 1983)
21. Alaskë (SHBA); Republika e Koresë; Papua Guinea e Re; Ishujt Salomone; Tajlandë (2-12 maj 1984)
22. Zvicer (12-17 qershor 1984)
23. Kanada (9-20 shtator 1984)
24. Saragozë (Spanjë); Santo Domingo (Republika Domenikane); San Juan Puerto Rico: (10-13 tetor 1984)
25. Venezuelë; Ekuador; Peru; Trinidad; Tobago ( 26 gusht – 6 shkurt 1985)
26. Holandë; Luksemburg; Belgjikë (11-21 maj 1985)
27. Togo; Bregu i Fildishtë; Kamerun; Republika e Afrikës Qëndrore; Zaire; Kenia; Marok (8-19 gusht 1985)
28. Zvicer: Kloten; Lihtenshtajn (8 shtator. 1985)
29. Indi (31 janar – 10 shkurt 1986)
30. Kolumbi: Saint Lud (1-8 korrik 1986)
31. Francë: Lion; Fourviere (4-7 tetor 1986)
32. Bangladesh; Singapor; Ujëdhesa Figji; Zelanda e Re; Australi; Sejshel (1 nëntor – 1 dhjetor 1986)
33. Uruguai ; Kili; Argjentinë (31 mars – 13 prill 1987)
34. Gjermani (30 prill – 4 maj 1987)
35. Poloni (8 –14 qershor 1987)
36. SHBA; Kanada (10–21 shtator 1987)
37. Uruguai; Bolivi; Peru; Paraguai (7-19 maj 1988)
38. Austri (23-27 qershor 1988)
39. Zimbabve; Botsvan; Lesoto; Suazilend; Mozambik (10-20 shtator 1988)
40. Francë (8–11 tetor 1988)
41. Madagaskar; La Reunion; Zambia; Malavi (28 prill – 6 maj 1989)
42. Norvegji; Islandë; Finlandë; Danimarkë; Suedi (1-10 qershor 1989)
43. Spanjë (19–21 gusht 1989)
44. Republika e Koresë; Timori Lindor (Indonezi); Mauricius (6-16 tetor 1989)
45. Kepi i Gjelbër; Guine-Bisao; Mali; Burkina Faso; Çad (25 janar– 1 shkurt 1990)
46. Çekosllovaki (21-22 prill 1990)
47. Meksikë (6-14 maj 1990)
48. Maltë (25-27 maj 1990)
49. Maltë; Tanzani; Burundi; Ruanda; Bregu i Fildishtë (1 – 10 shtator 1990)
50. Portugali (10-13 maj 1991)
51. Poloni (1-9 qershor 1991)
52. Poloni (Dita Botërore e Rinisë, 1991, Częstochowa); Hungari (13-20 gusht 1991)
53. Brazil (12-21 tetor 1991)
54. Senegal; Gambia; Guine (19-26 shkurt 1992)
55.Angolë; Sáo –Tomé-e-Principe (4-10 qershor 1992)
56. Republika Dominikane (9-14 tetor 1992)
57. Benin; Ugandë; Sudan: Khartoum (3-10 shkurt 1993)
58. Shqipëri (25 prill 1993)
59. Spanjë (12-17 qershor 1993)
60. Xhamajkë; Meksikë; Merida; SHBA (Dita Botërore e Rinisë, 1993, Denver); (9-16 gusht 1993)
61. Lituani; Letoni; Estoni (4-10 shtator 1993)
62. Kroaci: Zagreb (10-11 shtator 1994)
63. Filipine (Dita Botërore e Rinisë, 1995, Manila); Papua Guinea e Re; Australi; Sri Lanka (11-21 janar 1995)
64. Republika e Çekisë; Poloni (20-22 maj 1995)
65. Belgjikë (3-4 qershor 1995.)
66. Sllovaki (30 qershor - 3 korrik 1995)
67. Kamerun; Republika e Afrikës jugore; Kenia (14-20 shtator 1995)
68. SHBA (4-9 tetor 1995)
69. Guatemalë; Nikaragua; El Salvador; Venezuelë (5-12 shkurt 1996)
70. Tunizi (14 prill 1996)
71. Slloveni (17-19 maj 1996)
72. Gjermani (21-23 qershor 1996)
73. Hungari (6-7 shtator 1996)
74. Francë (19-22. shtator 1996.)
75. Bosnjë-Hercegovinë (12-13 prill 1997)
76. Republika Çeke (25–27 prill 1997)
77. Liban (10-11 maj 1997)
78. Poloni (31 maj–10 qershor 1997)
79. Francë (Dita Botërore e Rinisë, 1997, Paris); (21-24 gusht 1997)
80. Brazil (2-6 tetor 1997)
81. Kubë (21-26 janar 1998)
82. Nigeri (21-23 mars 1998)
83. Austri (19-21 qershor 1998)
84. Kroaci (2-4 tetor 1998)
85. Meksikë; SHBA (22-28 janar 1999)
86. Rumani (7-9 maj 1999)
87. Poloni (5-17 qershor 1999)
88. Slloveni (19 shtator 1999)
89. Indi; Gjeorgji (5-9 nëntor 1999)
90. Egjipt: Mali i Sinajt (24-26 shkurt 2000)
91. Toka e Shenjtë (Jordani, territori autonom i Palestinës, Izrael) (20-26 mars 2000)
92. Portugali: Fatima (12-13 maj 2000)
93. Greqi; Siri; Maltë (4-9 maj 2001)
94. Ukrainë (23-27 qershor 2001)
95. Kazakistan; Armeni (22-27 shtator 2001)
96. Azerbajxhan; Bullgari (22-26 maj 2002)
97. Kanada (Dita Botërore e Rinisë, 2002, Toronto); Guatemalë; Meksikë (23 korrik – 2 gusht 2002)
98. Poloni (16-19 gusht 2002)
99. Spanjë (3-4 maj 2003)
100. Kroaci (5-9 qershor 2003)
101. Bosnjë-Hercegovinë (22 qershor 2003)
102. Sllovaki (11-14 shtator 2003.)
103. Zvicër (5-6 qershor 2004)
104. Francë: Lourdë (14-15 gusht 2004)







All the contents on this site are copyrighted ©.