Në Pakistan avionë amerikanë pa pilot vrasin 6 militantë islamikë
Avionë amerikanë dronë, pa pilot, kanë vrarë 6 militantë islamikë pakistanezë, gjatë
sulmeve kundër disa automjete të dyshimta, në afërsi të qytetit Angoor Adda, gjashtë
km larg kufirit me Afganistanin. Sulmet e aviacionit pa pilot, janë ndërmarrë të nesërmen
pas takimit që u mbajt në Uashington ndërmjet kreut të Cia-s e përgjegjësit të shërbimeve
sekrete të Pakistanit, në të cilin u diskutuan marrëdhëniet ndërmjet dy agjencive.
Sulmi i fundit në Pakistan është ai i 17 marsit të kaluar, në të cilin mbetën të vrarë
39 persona, mes tyre edhe disa civilë.