2011-04-13 16:26:20

Meksikë: gjenden varret e përbashkëta me viktima. Qeveria akuzon bandat e drogës


Rritet numri i viktimave në Meksisë shkaktuar nga lufta e përgjakshme mes bandave trafikante të drogës. Së paku 11 kufoma janë gjetur në pesë varre të reja të përbashkëta apo masive në Shtetin Sinaloa. Ky zbulim i shtohet atij të 116 trupave të pajetë që janë gjetur në Tamaulipas. Policia e vendit ka arrestuar disa njerëz. Prokurorja e Përgjithshme, Marisela Morales, deklaroi se banda e drogës e njohur me emrin Zeta qëndron pas vrasjeve. Nga viti 2006, si pasojë e luftës mes trafikantëve të drogës, 35 mijë njerëz janë vrarë në Meksikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.