2011-04-13 17:51:36

Maqedonia drejt zgjedhjeve të parakoshme më 5 qershor


(13.04.2011 RV)Maqedonia shkon drejt zgjedhjeve të parakohshme. Nesër do të shpërndahet parlamenti e të premten, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski duhet të lajmërojë organizimin e votimeve të parakohshme më 5 qershor. Me 80 vota pro, dje, deputetët zgjodhën Boris Kondarkon në krye të Komisionit Zgjedhor. Prej disa muajsh, vendi është zhytur në një krizë të thellë politike, për shkak të braktisjes së parlamentit nga opozita, në shenjë proteste për qëndrimin diskriminues të qeverisë ndaj disa mediave.







All the contents on this site are copyrighted ©.