Këshilli i veçantë i Sinodit mbi Lindjen e Mesme: të krishterët të detyruar të ikin
për shkak të mungesës së lirisë fetare.
“Një program sinodal që është arritur brenda vet Asamblesë, i cili pret të zbatohen
në Kishat e pranishme në Lindje të Mesme”. Kështu Sekretari i Përgjithshëm i Sinodit
të Ipeshvijve, imzot Nikola Eteroviç, e quajti ndërhyrjen e Papës Benediktit XVI gjatë
takimit të fundit sinodal mbajtur në tetorin e kaluar. Në hapjen e punimeve të mbledhjes
së tretë të Këshillit të veçantë – mbajtur me 30 e 31 marsin e kaluar – imzot Eteroviç
iu kthye edhe një herë pikave themelore e pohimeve të Papës gjatë Sinodit, duke kujtuar
temën e këtij takimi të nivelit të lartë: “Kisha Katolike në Lindjen e Mesme: Bashkim
e dëshmi. ‘Turma e atyre që qenë bërë besimtarë jetonin në përkim të plotë, ndër ta
gjithçka ishte e përbashkët, ishin një zemër e një shpirt i vetëm’ (Vp 4,32). Sekretari
i përgjithshëm i Sinodit, informon një deklaratë,” foli edhe mbi situatën aktuale
në Lindje të Mesme, dhe për obligimet që kanë të krishterët për të imituar e ndjekur
bashkësinë e parë të Kishës, në të cilën të gjithë dëshmonin bashkimin e përkimin
vëllazëror, megjithëse jetonin në vështirësi që solli risia e jetës që kishin përqafuar,
atë të udhës së Jezusit, për çka hasnin në kundërshtim e armiqësi të shumta”. Një
përshëndetje të veçantë imzot Eteroviçi ia drejtoi patrikut të ri të Antiokisë së
Maronitëve, Lumturisë së Tij Békara Boutros Razhë. Mbledhja e Këshillit të veçantë
pastaj u nda në dy grupe pune për studimin e dokumenteve të punës, ku paraqitet përmbajtja
organike e Propozimeve që janë paraqitur në Sinodin e ipeshkvijve mbi Lindjen e Mesme.
Nga këto grupe do të përpilohet dokumenti përfundimtar pas Sinodal.