2011-04-12 16:35:10

Fukushima si Çernobili


(12.04.2011 RV)Ajo që deri tani shihej vetëm si rrezik i mundshëm, u bë realitet. Agjensia japoneze për sigurinë bërthamore e ngriti nivelin maksimal të klasifikimit të aksidentit në centralin e Fukushimës, në 7. Është niveli më i lartë i mundshëm, i njëjtë me atë të Çernobilit në vitin 1986.
Në terrenin e në vegjetacionin pranë Fukushimës janë gjetur tani edhe gjurmë stronciumi, metal i rëndë radioaktiv, që mund të shkaktojë leuçeminë. Sipas ministrisë japoneze të Shkencave, tani për tani, prania e këtij elementi nuk është e rrezikshme për shëndetin. Elementë të tjerë të gjetur deri tani janë jodi dhe çeziumi, në sasi jashtë normave, si edhe plutoniumi, në doza të vogla.







All the contents on this site are copyrighted ©.