2011-04-11 17:31:52

Udha e Kryqit në Karadak të Kosovës: populli i Zotit kujton mundimet e Krishtit e të bijve të Tij të martirizuar në trojet shqiptare.


(11.04.2011 RV)Në atmosferën e Kreshmëve, që po i afrohen gjithnjë më shumë Pashkëve të ringjalljes, besimtarët katolikë të Kosovës, sipas traditës së krishterë, kremtojnë çdo të premte Udhën e Kryqit, në të gjitha kishat. Për t’u kujtuar, Udha e Kryqit kremtuar në Stubëll të Malësisë së Karadakut. Një turmë e madhe besimtarësh, posaçërisht të rinj, u ngjit drejt majës së kodrës, ku lartohet kryqi, simbol i Kalvarit, duke kujtuar mundimet e Zotit e mundimet e bijve të tij, martirëve shqiptarë. Por, për hollësitë, të ndjekim shërbimin e Rabije Ibrajt, nga Prishtina:.........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.