2011-04-11 15:44:38

Presidenti Gbagbo arrestohet nga trupat franceze


(11.04.2011 RV)Presidenti i Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbo u kap sot nga forcat franceze në rezidencën e tij të Abigjanit. Gbagbo, i cili nuk e pranoi kurrë fitoren e presidentit të ri, Alasan Ouatra, i është dorëzuar trupave të këtij të fundit.
Ndërkaq, kthehet në Romë kryetari i Këshillit Papnor të Drejtësisë, kardinali Peter Turkson, pa arritur të hyjë në Bregun e Fildishtë, ku do të dorëzonte një mesazh të Papës Benedikti XVI. Pa u prononcuar për vlefshmërinë e zgjedhjeve, kardinali theksoi se problemi kryesor është integriteti i vendit dhe mbrojtja e popullsisë civile. Debati mbi zgjedhjet, sipas prelatit, është pa fund e nuk çon në armëpushimin e dëshiruar.








All the contents on this site are copyrighted ©.