2011-04-11 08:04:04

Papa: zemra jonë e kërkon amshimin përtej murit të vdekjes


“Vdekja për ne përfaqëson një lloj muri i cili na pengon të shohim më tej; e megjithatë zemra jonë anon përtej këtij muri, e edhe pse mund ta njohim atë që fshehët përtej tij, prapëseprapë dëshirën tonë për amshim e mendojmë, e imagjinojmë dhe e shprehim me simbole”. Kështu tha mes tjerash Papa gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në sheshin e shën Pjetrit në Vatikanit, duke komentuar pjesën ungjillore të liturgjisë së Fjalës së Zotit të dielës së 5-të krezhmëve, që flet për ringjalljen e Lazrit. Papa kujtoi se “mungojnë vetëm edhe dy javë deri te Pashkët, e leximet biblike të kësaj së diele që të gjitha flasin për ringjalljen. Ende jo për ngjalljen e Jezusit, që vjen e shpërthen si një risi absolute, por edhe për ringjalljen tonë, atë drejt së cilës anojmë e të cilën pikërisht Krishti na ka dhuruar, duke u ngjallur prej vdekjes”.
Benedikti XVI pohoi se para vdekjes fizike pas së cilës vjen ringjallja, “ekziston edhe një tjetër vdekje, e cila Krishtit i kushtoi betejën më të ashpër, madje me çmimin e lartë të kryqit; është vdekja shpirtërore, mëkati, që kërcënon e shkatërron ekzistencën e çdo njeriu. Për ta fituar këtë vdekje Krishti ka vdekur, e Ngjallja e tij nuk është kthim në jetën e mëparshme, por hapje e kalim në një realitet të ri, në një ‘tokë të re’, që përfundimisht bashkohet me Qiellit e Zotit”.
Duke folur mbi temën e ringjalljes, Papa nënvizoi se edhe “ndër të krishterë, besimi në ringjallje e në jetën e amshuar jo rrallë herë shoqërohet me shumë dyshime, e shumë konfuzion, sepse gjithmonë bëhet fjalë për një realitet që i tejkalon kufijtë e arsyes sonë, e kërkon rrëfimin e fesë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.