2011-04-09 12:34:58

Fjala e Zotit e dielës së 5-të të Krezhmëve ‘A’. 'Lotët e Zotit, burim dashurie’


Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj radhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 5-të të kohës kishtare të Krezhmëve, që paraprijnë e përgatisin Pashkët.
Kjo e diel hap para nesh perspektivën e Ngjalljes.
Ezekieli profet (Leximi Parë), në emër të Zotit, u flet të mërguarve në Babiloni, për kthim e për shpresë, si për një ringjallje. Gjoni ungjilltar me tregimin mbi ringjalljen e Lazrit shëmbëllen (paraqet) ngjalljen e Jezusit(Ungjilli). Në lutjen e Martës, Jezusi përgjigjet: “Vëllai yt do të ringjallet”. Mirëpo ajo ripohon fenë (besimin) e saj në ringjallje të ardhshme. E Jezusi i thotë: “Unë jam ringjallja dhe jeta”. Ringjallja është pra një realitet i mundshëm në fe qysh tani.
Pastaj e pyet gruan: “A e beson ti këtë?”. Është fjala për besim në kuptimin e ri që merr vdekja dhe jeta e njeriut atëherë kur ka fe në Krishtin. Para varrit të mikut të tij, Lazrit, Jezusi shpërthen në vaj, me lot në sy i lutet Atit Qiellor, e bërtet: “Lazër, eja përjashta!”. Lazri kthehet në jetë. Kjo mrekulli është shenjë që paraprijnë atë që Jezusi do të bëjë kur do të lavdërohet. Disa besojnë, të tjerë largohen prej tij. Jezusi do të dënohen me vdekje sepse jep jetën. Shën Pali (Leximi dytë) na ndihmon të jetojmë si të ringjallur, të përjetojmë Shpirtin e Krishtit.
Kështu, tashmë jemi afër Javës së Madhe e të Shenjtë të Pashkëve dhe liturgjia e Fjalës së Zotit ndalet tek ringjallja e Lazrit, që bëri Jezusi, si anticipim të fitores së Krishtit mbi vdekjen dhe të plotësisë së jetës.
Prandaj mund të themi se tema që përshkon tërë liturgjinë e Fjalës së kësaj së diele është jeta. Të tri leximet nënvizojnë të njëjtin realitet: vetëm forca e Zotit mund bëjë të lulëzojë përsëri shpresa e jetës, vetëm forca e Zotit i zgjidhë lidhjet e vdekjes dhe rikthen plotësinë e jetës. Leximet biblike të kësaj së diele pohojnë dhe na sigurojnë se Zoti i jetës në Jezusin e ka dëftuar pushtetin dhe fuqinë e tij ngadhënjimtare mbi vdekjen. Njeriu i pagëzuar, njeriu i shartuar në Krishtin në saje të veprës së Shpirtit Shenjtë, bëhet promovues i jetës së vërtetë. Më tepër mund t’i dëgjoni leximet biblike e pastaj komentin........RealAudioMP3

Liturgjia e Fjalës së ZotitLeximi i parë (Ez 37, 12-14)

Profeti Ezekiel shpall se Zoti vetë do ta nxjerrë popullin e Izraelit jashtë nga varri dhe do ta çojë në atdheun e tij. Kjo është shenja e një çlirimi tjetër, shumë më i rëndësishëm dhe mbarëbotëror, me të cilin Hyji nëpërmjet mundimeve të Jezu Krishtit do të fitojë mbi vdekjen dhe mbi të keqen.
Lexim prej Librit të Ezekielit profet
Kështu thotë Zoti Hyj: Ja, unë do t’i hap varret tuaja dhe do t’ju nxjerr nga varret tuaja, o populli im, dhe do t’ju shtie në tokën e Izraelit. Do ta dini se unë jam Zoti kur t’i kem hapur varret tuaja e t’ju kem nxjerrë nga varret tuaja, o populli im! Do t’jua jap shpirtin tim dhe ju do ta rifitoni jetën dhe do t’ju vendos në tokën tuaj. Ju do ta dini se unë jam Zoti. Çka them unë, atë edhe e bëj - thotë Zoti Hyj.”
Fjala e Zotit
Psalmi 130 (129)
Ref:
Zoti është mirësia dhe mëshira.
____________________________________________

Prej humnerës klitha tek ti, o Zot,
o Zot, dëgjoje britmën time!
Le ta dëgjojnë veshët e tu,
zërin e lutjes sime.

_____________________________

Nëse do t’i mbash mend paudhësitë, o Zot,
O Zot, e kush do të qëndrojë para teje?
Por tek ti gjendet falja
që të dimë të të druajmë.
________________________________

Shpresoj në ty, o Zot,
shpirti im shpreson në premtimin e tij.
E pret shpirti im Zotin
më tepër se rojtarët agimin.
_____________

Le të shpresojë Izraeli në Zotin,
sepse te Zoti është mëshira
dhe i madh është tek Ai shpërblimi.
Ai do ta nxjerrë Izraelin
prej të gjitha paudhësive të tija.
____________________________________________

Leximi i dytë (Rom 8, 8-11)
“Mishi”dhe “Veprat e trupit” janë simboli i egoizmit tonë, kundër të cilit Shën Pali na paralajmëron dhe na fton të luftojmë. Apostulli na kujton arsyen e kësaj lufte që duhet ta përballojmë çdo ditë: forca e Jezu Krishtit të ringjallur është me ne; Ai që ka fituar mbi vdekjen na jep forcën për të përballuar provat e përditshme.
Lexim prej Letrës së dytë të shën Palit apostull drejtuar Efesianëve
Vëllezër, ata që jetojnë nën ndikimin e trupit, nuk mund t’i pëlqejnë Hyjit. Ju nuk jeni nën ndikimin e mishit, por nën atë të Shpirtit Shenjt, në qoftë se Shpirti i Hyjit banon në ju. Nëse ndokush nuk e ka Shpirtin e Krishtit, ai nuk i përket Atij. E nëse Krishti është në ju, trupi është patjetër i vdekur për shkak të mëkatit, e Shpirti është jetë për shkak të drejtësisë. – Nëse Shpirti i Atij që e ngjalli nga të vdekurit Jezusin banon në ju, atëherë Ai që ngjalli Krishtin prej të vdekurve, do t’i japë jetë edhe trupit tuaj të vdekshëm me anë të Shpirtit të vet që banon në ju.
Fjala e Zotit

Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
Unë jam ringjallja dhe jeta, thotë Zoti,
kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë.
Lavdi ty, o Krisht, Mbret i lavdisë së amshuar!
V Ungjilli (Gjn 11, 1-43)

Tregimi i vdekjes së Lazrit ka një domethë-nie që i përket Pagëzimit dhe një tjetër që i përket Pashkëve. Pas vdekjes së Lazrit shihet vdekja e Krishtit. Vdekja takohet me Jezusin në personin e mikut të tij dhe Ai është i turbulluar. I gjithë tregimi shpall se vdekja e Jezusit po ndodh, por Ai është më i fortë dhe do të fitojë mbi vdekjen me anë të ringjalljes.
Leximi i Ungjillit shenjt sipas Gjonit
Aso here ishte i sëmurë njëfarë Lazri nga Betania, prej fshatit të Marisë e të motrës së saj, Martës. Maria ishte ajo, që e pati lyer Zotërinë me erëra të mira dhe ia pati fshirë këmbët me flokët e saj. Pra, vëllai i saj, Lazri, ishte i sëmurë. Prandaj motrat i çuan fjalë:
“Zotëri, ai që ti e do, është i sëmurë.”
Jezusi, kur dëgjoi, tha: “Kjo sëmundje nuk është për vdekje, por për lavdi të Hyjit, që të nderohet në saje të saj i Biri i Hyjit.”
Jezusi e kishte fort për zemër Martën, motrën e saj dhe Lazrin. Megjithatë, kur mori vesh për sëmundjen e tij, u ndal edhe dy ditë në atë vend ku ndodhi. Veç atëherë u tha nxënësve: “Ejani të shkojmë prapë në Jude.”
Nxënësit i thanë: “Mësues! Tani judenjtë deshën të të vrasin me gurë e ti përsëri do të kthehesh atje?”
Jezusi iu përgjigj: “Vallë, a nuk i ka dita dymbëdhjetë orë? Kush ecën ditën, nuk merr në thua, sepse e sheh dritën e kësaj bote. Kush ecën natën, merr në thua, sepse nuk ka dritë në të.”
U tha kështu, pastaj shtoi: “Lazri, dashamiri ynë fle, por po shkoj ta zgjoj.”
Atëherë, nxënësit e tij i thanë:
“Zotëri, nëse fle, do të shërohet!” Jezusi u foli për vdekjen e tij, kurse ata menduan se e kishte për gjumë të rëndomtë. Atëherë Jezusi u tha haptas: “Lazri ka vdekur! Jam i kënaqur pse s’ndodha atje, pikërisht për ju - që të besoni! Por, ejani të shkojmë tek ai!”
Atëherë Toma, i quajtur Binjak, u tha bashkënxënësve: “Të shkojmë edhe ne të vdesim bashkë me të!”
Kur, pra, Jezusi arriti, mori vesh se ai ishte varrosur para katër ditësh. Betania ishte afër Jerusalemit diku rreth pesëmbëdhjetë stadje. Shumëjudenj kishin ardhur te Marta e Maria për t’i ngushëlluar për vëllain e tyre.
Kur Marta mori vesh se po vinte Jezusi, i doli para, kurse Maria ndenji në shtëpi. Atëherë Marta i tha Jezusit:
“Zotëri, të kishe qenë ti këtu, im vëlla nuk do të kishte vdekur. (Por) edhe tani e di se çkado që të lypësh prej Hyjit, Hyji do të ta japë.”
“Do të ngjallet vëllai yt!” - i tha Jezusi.
“E di se do të ngjallet - iu përgjigj Marta - në ringjallje - Ditën e fundit.”
Jezusi u përgjigji: “Unë jam Ringjallja dhe Jeta: kush beson në mua, edhe nëse vdes, do të jetojë. Edhe kush jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë. A e beson ti këtë?”
Marta iu përgjigj: “Po, Zotëri! Unë besoj se ti je Mesia, Biri i Hyjit - ai që duhej të vijë në botë!”
Si tha kështu, shkoi dhe thirri Marinë, motrën e vet dhe i tha lehtë: “Mësuesi është këtu dhe të thërret.”
Kjo, posa dëgjoi, u çua me vrap e shkoi tek ai. Jezusi ende nuk kishte hyrë në fshat, por deri atëherë qëndroi atje, ku e kishte ndeshur Marta. Tashti judenjtë që ishin me Marinë në shtëpinë e saj dhe po e ngushëllonin, kur panë se si u çua me të shpejtë dhe doli përjashta, shkuan pas saj të bindur se po shkonte te varri për të qarë.
Maria, kur arriti atje, ku ishte Jezusi e, kur e pa, ra përmbys para tij dhe i tha: “Zotëri, të kishe qenë ti këtu, im vëlla s’do të kishte vdekur!”
Jezusi, kur pa duke qarë atë dhe se po qanin edhe judenjtë, që po e përcillnin, u trand në shpirt, u turbullua dhe pyeti: “Ku e keni vënë?”
“Zotëri, eja e shih!” - iu përgjigjën.
E Jezusit i ngufi vaji. Atëherë judenjtë thanë: “Shih, sa e ka dashur!” Disa prej tyre thanë: “A thua ky, që i dha dritën e syve të verbërit, nuk mundi të bëjë që ky të mos vdiste?”
Mandej Jezusi, përsëri i tronditur, arriti te varri. Ishte shpellë, e grykën ia kishin zënë me një gur.
Jezusi tha: “Hiqeni gurin!”
Marta, motra e të ndjerit, i tha: “Zotëri, tashmë ka marrë erë! Ka tashmë katër ditë që ka vdekur!”
“A nuk të thashë - iu përgjigj Jezusi - nëse do të besosh, do ta shohësh lavdinë e Hyjit?”
E hoqën, pra, gurin.
Jezusi i çoi sytë kah qielli dhe tha:
“O Atë, të falënderoj që ma dëgjove lutjen. Unë e dija se gjithmonë më dëgjon, por thashë kështu për shkak të popullit që më rrethon: që të besojnë se Ti më dërgove.”
Si foli kështu, thirri me zë të lartë: “Lazër, dil jashtë!” Dhe, ai që pati vdekur, doli jashtë, i lidhur duarsh e këmbësh me rripa pëlhure. Fytyrën e kishte të mbështjellë me rizë. Jezusi u tha: “Zgjidheni dhe lëreni të ecë!”
Atëherë shumë judenj që kishin ardhur te Maria, kur panë çka bëri Jezusi, besuan në të.
Fjala e Zotit!
Homelia nga dom Gjergj Meta
Tё dashur vellezёr e motra! Ja ku jemi pёrsёri me leximet e liturgjisё sё tё dielёs. Pashkёt janё shumё afёr nesh e varet nga kёto ditё pёrgatitje krezhmesh se cfarё pashkёsh do tё kalojmё nga pikёpamja shpirtёrore. Javёn e ardhshme do tё hyjmё nё kremtimet e Javёs sё Madhe, por ende na mbetet pak rrugё pёr tё bёrё.
Do tё reflektojmё nё kёtё tё dielё mbi ringjalljen e Lazrit. Nё dy tё dielat qё kanё kaluar kemi reflektuar mbi dhuratёn e ujit tё gjallё qё Jezusi i jep samaritanes e mbi Jezusin drita e botёs qё i jep shikimin tё verbёrit tё lindur afёr tempullit tё Jeruzalemit. Nё kёtё tё dielё vёmendja zhvendoset te njё ngjarje qё prek personalisht Jezusin: vdekja e mikut tё tij, Lazrit. Ndёrmjet Jezusit dhe Lazrit kishte njё lidhje qё ungjilli na e pёrshkruan si lidhje miqёsore. E gjithashtu edhe me motrat e Lazrit, Martёn e Marinё. Mund tё imagjinojmё pёr pak caste se cfarё pёrmase kishte vdekja e Lazrit pёr Martёn e Marinё qё duket se ishte vёllai i tyre i vetёm. Ungjilli na thotё qё edhe pasi e mori vesh se miku i tij ishte i sёmurё Jezusi nuk luajti vendit, por priti derisa ai tё vdiste. E kjo sjellje e kishte qёllimin e vet, qё Jezusi e zbulon me fjalёt drejtuar dishepujve: “Kjo sёmundje nuk ёshtё pёr vdekje, por pёr ladinё e Hyut qё tё lёvdohet nёpёrmjet saj Biri i Hyut” dhe “Lazri ka vdekur. Gёzohem qё nuk ndodhesha atje, nё mёnyrё qё ju tё besoni .” Sikurse nё shёrimin e tё verbёrit tё lindur edhe ky ёshtё njё rast nё tё cilin do tё lёvdohet Hyu, por ka edhe njё qёllim tjetёr, qё dishepujt tё besojnё. Edhe pse rreziku prej judenjёve qё mund ta kapnin dhe ta vrisnin ishte i madh, Jezusi nuk shmanget nga pёrgjegjёsia e tij pёr t’i dhёnё lavdi Hyut dhe pёr t’u dhёnё dishepujve njё shenjё pёr tё besuar. Takimi i Jezusit me Motrat e Lazrit duket sё ёshtё qendra e kёtij tregimi tё ungjillit qё do tё kulmojё nё ringjalljen e Lazrit. Bashkёbisedimi ndёrmjet Jezusit dhe Martёs e bёn atё tё besojё edhe mё fort nё Birin e Hyut. Shenjёs sё ringjalljes i paraprin besimi i Martёs. Ajo beson se Jezusi ёshtё ringjallja dhe jeta dhe se “kushdo qё jeton dhe beson nё tё nuk do tё vdesё kurrё”.
Natyrshёm lind njё pyetje nё cdo njeri: si mund tё besohet nё njё ringjallje tё njeriut pasi ai ka vdekur? Vdekja ёshtё njё hije e rёndё qё mjegullon shikimin tonё dhe si njё perde na pengon tё shohim pёrtej. Jezusi ka vetёm njё pёrgjigje pёr kёtё gje: ai vetё. Ai vetё ёshtё pёrgjigjja e enigmёs sё madhe tё vdekjes, ai vetё ёshtё pёrgjigja e gёzimit tё madh tё ringjalljes. Ai me jetёn e tij dhe me veprёn e tij. Beteja e tij me vdekjen sapo ka filluar dhe do tё kulmojё nё kryq, ku ai do tё heqё dorё nga jeta e tij pёr tё na dhёnё jetёn ne. Nёse nuk do tё kishte bёrё kёtё gjё, nuk do tё kishte pasur asnjё kuptim gjithё jeta e tij. Pёr kёtё gjё ai kishte ardhur nё botё. Jeta e jonё nё tё ёshtё njё jetё e shenjuar nga vdekja nё tё dhe ringjallja nё tё. Vetёm ata qё e besojnё dhe jetojnё kёtё gjё arrijnё t’u japin njё pёrgjigje shumё pyetjeve qё mundojnё ekzistencёn tonё.
Jezusi para se tё ngjallё Lazrin me zёrin e tij tё fuqishёm qё thёrret “Adamin” nga thellёsitё e tokёs duke i thёnё “Eja jashtё”, na zbulon anёn e tij thellёsisht dhe jashtёzakonisht njerёzore. Ai qan me dёnesё pёr mikun e tij. E kush nuk do ta bёnte prej njerёzve njё gjё tё tillё, sidomos pёr njerёzit e afёrt dhe tё dashur. Jezusi qan, por nuk dёshpёrohet e ky ёshtё njё ndryshim thelbёsor. Ai qan mbi mjerimin njerёzor qё ka si pasojё tё fundme vdekjen, ai mjerim i mёkateve qё e solli njeriun deri nё kёtё pikё. Ai qan edhe pёr njё mik tё dashur, por ka besim se Hyu do ta dёgjojё dhe do t’ia rikthejё. Njё gjё tё tillё na e tregon edhe njё njeri shumё i madh qё ka jetuar para shumё shekujsh, Shёn Agustini i cili qan dhe dёshpёrohet pёr mikun e tij mё tё mirё qё i kishte vdekur nё moshё shumё tё re. Por ndryshon sjellja e Agustinit nga ajo e Jezusit. Mё vonё Agustini do tё kuptojё mangёsinё e sjelljes sё tij. Ai nuk e kishte dashur mikun e tij nё Zotin dhe pёr kёtё e kishte humbur jo vetёm fizikisht por edhe shpirtёrisht. Kur e kupton kёtё gjё ai thotё: “Lum kush tё dashuron Ty, mikun nё Ty dhe armikun pёr Ty. I vetmi qё nuk humbet kurrё njё qёnie tё dashur ёshtё ai qё i ka tё gjithё tё dashur nё Atё qё nuk mund tё humbet kurrё” (Rrёfimet 9,14). Sekreti i Jezusit ёshtё pikёrisht ky, se ai do nё Hyun. Ai ёshtё njeri i vёrtetё dhe Hyj i vёrtetё e pёr kёtё ёshtё modeli i njeriut tё pёrsosur.
Ringjallja e Lazrit ёshtё njё shenjё qё na paraqet pasojat e pagёzimit. Me anё tё pagёzimit njeriu merr jetёn e pasosur, i kthehet shikimi e rilind nё njё jetё tё re. Ky ёshtё edhe kutpimi i shenjave liturgjike tё pagёzimit. Duke u zhytur nё ujin e pagёzimit njeriu vdes pёr nga jeta e vjetёr dhe nis njё jetё tё re me Zotin. Pёr kёtё arsye shёn Pali nё leximin e dytё na thotё qё “Ju nuk jeni nёn sundimin e mishit, por tё Shpirtit nga casti qё Shpirti i Hyut banon nё ju”. Tё ndalemi pak caste nё kёto fjalё tё shёn Palit. Vazhdimisht Pali porosit bashkёsitё e krishtera qё tё mos jetojnё sipas mishit. Po si ёshtё e mundur kjo kur nё tё vёrtetё ne jemi prej mishit dhe jeta jonё ёshtё e tillё? Tё gjithё ndjejmё peshёn e rёndё tё mishit dhe tё kёrkesave tё tij. Shpesh thёrrasim nё ndihmё “nёnёn natyrё” pёr t’i dhёnё njё shpjegim shumё sjelljeve tona apo pёr t’i justifikuar ato. E atёherё jo rrallёherё gjendemi tё ndarё nё veten tonё. Njё farё kohe i bёjmё ballё istikteve e herё tё tjera jo. Dikush na thotё qё duhet t’i mohojmё ato, por pёrvoja na tregon se ёshtё e pamundur e herё tё tjera na thuhet qё tё jetojmё pa kufij si tё duam ne tё gjitha nevojat qё “klithin” brenda nesh. Cfarё tё bёjmё dhe si ta zgjidhim kёtё dilemё tё madhe. As unё nuk kam ndonjё pёrgjigje tё saktё. Mund tё them vetёm kёtё qё e vetmja rrugё e mundshme pёr tё jetuar njё pёrshpirtёri tё trupit autentike ёshtё rruga qё na ka treguar vetё Krishti: rruga e dashurisё pёr Zotin dhe pёr tё afёrmin. E kjo ёshtё njё rrugё qё rrihet çdo ditë nga mëngjesi deri nё darkë. E kjo rrugё jo rrallёherё na kёrkon sakrifica sikurse na jep edhe gёzime. Kёrkon cdo ditё reflektim dhe veprim nё zbatimin e vullnetit tё Zotit i cili patjetёr ka pёr ne njё shestim lumturie qё jo gjithmonё pёrkon me njё jetё tё rehatshme dhe sipas ideve apo nevojave tona. I pagezuari ёshtё zhytur nё jetёn e Krishtit dhe jeta i tij nuk i pёrket mё, por ai jeton nё Zotin dhe pёr Zotin. Kjo gjё nuk ёshtё puna e njё dite apo e njё minuti, por frut i kundrimit, i lujtes dhe i angazhimit pёr Zotin dhe pёr njerёzit sidomos tё varfёrit dhe tё lёnёt pas dore.
Njё gje mund ta konstatojmё tё gjithё bashkё se si tregu mё i madh sot ёshtё ai i industrisё sё kozmetikёs, i modёs, i drogёs dhe i pornografisё. Ёshtё njё logjikё pikёrisht e idesё se duhet jetuar si ta ndjesh pa marrё parasysh nevojat mё thella tё njeriut. Ja pse tё krishterёt kanё pёrgjegjёsinё e madhe duke filluar nga kryet qё tё jenё dёshmi e gjallё e njё jete ndryshe, e njё jete tё shndёrruar dhe tё ringjallur. Kjo gjё ka njё cmim tё madh, por qё ia vlen ta paguash, pasi nё njё mёnyrё tё tillё punohet pёr jetёn e pasosur dhe u lihet brezave qё vijnё njё bazё e shёndetshme pёr vendimet dhe jetёn e tyre.
Tё dashur vёllezёr e motra. Tё pranojmё kёtё Fjalё tё Hyut tё kёsaj tё diele dhe tё shtrijmё shikimin tonё nё horizontin e Pashkёve. Drita e Krishtit tё ringjallur shkёlqen dhe na jep kurajё dhe shpresё. Edhe pak ditё e fillojmё kremtimet e Javёs sё Madhe. T’i kushtojmё vёmendjen e duhur shpirtёrore atyre mistereve qё kremtohen dhe tё hyjnё me zemrёn tonё nё cdo ndalesё tё udhёs sё kryqit tё Krishtit pёr t’u ringjallur me tё nё natën e Pashkëve. Amen.







All the contents on this site are copyrighted ©.