2011-04-09 13:30:45

Besimtarët mund ta shohin sërish Varrin e Shën Françeskut, pas restaurimit


Me një konferencë për shtyp, dje, në Kuvendin e Asizit, françeskanët lajmëruan rifillimin e vizitave të besimtarëve tek Varri i Shën Françeskut, pas restaurimit, i pari që nga ngritja e tij. Po dje, në orën 19.00, në Bazilikën e Poshtme, kardinali Anxhelo Banjasko, kryetar i Konferencës Ipeshkvnore Italiane, kremtoi Lutjen Mbrëmësore, udhëhoqi shtegtimin tek Varri i Varfanjakut të Asizit dhe aktin me të cilin ky vend i shenjtë u besohet familjeve françeskane.







All the contents on this site are copyrighted ©.