Forcat e Gedafit po sulmojnë qytetin Misrata, të cilin e kanë rrethuar që 48 ditë.
Snajperët që luftojnë përkrah Gedafit, sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, kanë
qëlluar edhe mbi fëmijë. Mbi numrin e viktimave nuk mund të thuhet ende asgjë, deklaroi
në Gjenevë zëdhënësja e organizatës humanitare Unicef, Marixie Mercado. Kombet e Bashkuara
kishin shpejguar më parë se në qytetin, që mbahet nga kryengritësit janë vrarë dhe
plagosur qindra vetë. Banorëve u ka mbaruar uji, ushqimet dhe ilaçet. Sipas të dhënave
të kryengritësve, trupat e Gadafi, kanë filluar nga lindja një ofensivë drejt Misuratës
e janë duke avancuar drejt qytetit, ndërsa shumë banorët kanë filluar të ikin. Ndërkohë
konfirmohet gabimi i djeshëm i Natos: një sulm ajror ka goditur vendet e rebelëve
pranë Ajdabijës duke shkaktuar 4 të vdekur, 14 të plagosur e 6 të zhdukur. Gjithnjë
më tepër flitet për një situatë pa rrugëdalje.