2011-04-08 19:58:13

COMECE: krishterimi në rrezik në Lindjen e Mesme


Javës që kaloi, u zhvillua në Bruksel, mbledhja e pranverës e Komisionit të Episkopateve të bashkimit Evropian (COMECE). Ipeshkvijtë shprehën shqetësimin e tyre të thellë për gjendjen në të cilën jetojnë të krishterët e Lindjes së Mesme, duke vënë në dukje rrezikun e zhdukjes së krishterimit, pikërisht nga vendet ku ka lindur e ekzistuar për dymijë vjet me radhë. Tema e takimit ishte: “Kishat e krishtera në Magreb e në Mashriq”. Kujtojmë se Magrebi është zona perëndimore e Veriut të Afrikës, ndërsa Mashriq quhet zona arabfolëse në lindje të Egjiptit. Presidenti i COMECE-s, ipeshkvi i Roterdamit, imzot Adrianus van Luyn përmendi atentatet e përgjakshme kundër bashkësisë së krishterë në Egjipt e në Irak e denoncoi se gjatë konflikteve, që kanë përfshirë Afrikën e Veriut, gjendja e pakicave të krishtera është vështirësuar.
Nga ana e tij, kardinali Antonios Naguib, partiku kopt katolik i Aleksandrisë, paraljmëroi për rrezikun e kalimit të kontrollit të gjendjes në Egjipt, nga të rinjtë e vendit në partinë “Vëllezërit Myslimanë”. Vërtet, lëvizja rinore nuk ka udhëheqës të njohur, nuk ka struktura për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme e ka nevojë për kohë që të organizohet. Patriku vuri në dukje debatin rreth nenit 2 të Kushtetutës, i cili parashikon që burimi kryesor i së drejtës në vend të jetë ligji islamik.







All the contents on this site are copyrighted ©.