2011-04-08 19:59:38

Asia Bibi, e sëmurë me linë e dhenve, vazhdon të agjërojë


Asia Bibi, pakistanezja e krishterë, dënuar me vdekje për blasfemi, gjatë qëndrimit të saj në burg është sëmurë me linë e dhenve, të paktën kështu mendohet. Shkaku mund të jetë papastërtia e qelisë dhe e rrobave të saj.
“Masihi Foundation”, një organizatë bamirëse e vendit, kërkon sa më shpejt ndërhyrjen e mjekut. Sipas avokatëve të saj, Asia Bibi duhet të ndërpresë agjërimin që mban për Krezhmë, pasi është dobësuar tepër. “Ajo lutet shumë e agjëron, duke ia ofruar Zotit vuajtjen e saj. Por të shpresojmë që vizita e mjekëve ta bindë të ushqehet”, deklaron për agjensinë vatikanase Fides, drejtori i Fondacionit, Harun Masih. Ndërkaq, në të gjithë botën, shtohen bashkësitë që luten për lirimin e Asia Bibit.







All the contents on this site are copyrighted ©.