2011-04-07 17:44:32

Kosova në pritje të Presidentit të ri


Parlamenti i Kosovës do të mblidhet sonte për zgjedhjen e Presidentit të ri, që pritet të jetë Atifete Jahjaga, për të cilën është arritur dje në mbrëmje marrëveshja mes forcave kryesore të qeverisë dhe opozitës. Atifete Jahjaga ka si kandidate rivale Suzanë Novobërdaliu e AKR së, njofton Indeksonline. Dy gratë sfidojnë njëra tjetrën në seancën e Kuvendit të Prishtinës që është paralajmëruar të mbahet sonte për votimin e Presidentit të ri të Vendit. Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës fillon në orën 18:00, ndërkaq do të procedohet me këtë rend dite: Zgjedhja e Presidentit të Republikës së Kosovës, Rezoluta ne mbështetje të Memorandumit te Marrëveshjes në mes të z. Behgjet Pacolli, z. Isa Mustafa dhe z. Hashim Thaçi, të nënshkruar më 6 prill 2011. Më hollësisht nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.