2011-04-07 18:09:34

Kardinali Sherer: përshpirtëria popullore është pasuri e madhe e Amerikës Latine.


Vazhdojnë në Vatikan punimet e Asamblesë Plenare të Komisionit Papnor për Amerikën Latine, që kanë si temë kryesore ndikimin e përshpirtërisë popullore në procesin e ungjillëzimit të ri. Nesër paradite është në program audienca e Papës për pjesëmarrësit e këtij takimi të nivelit të lartë.
Përshpirtëria popullore është një pasuri e madhe e Amerikës Latine. Ekzistojnë manifestime të shumta fetare që nuk janë zyrtare në Kishës, por që janë shumë të fuqishme e shumë të pranishme në bashkësitë vendore kishtare e në jetën e njerëzve, si për shembull shenjtëroret apo shtegtimet.
Kardinali Scherer thotë se “ne besojmë se religjioziteti popullor apo feja popullore në Amerikën Latine është një pasuri e jashtëzakonshme. Popujt tanë janë shumë besimtar, pra fetar dhe duam ta shprehin fenë e tyre më forma popullore, ndoshta janë shumë të thjeshta, por janë edhe me vlerë të madhe e domethënie të madhe, që i ndihmojnë besimtarët e popujt ta ruajnë fenë e tyre e t’ua transmetojnë brezave të ri.
Religjioziteti popullor e përshpirtëria popullore janë pa dyshim fryt i vet inkulturimit të fesë së krishterë, që ka prodhuar shumë shprehje e dëshmi të fesë. Pastaj, është edhe fryt i vet jetës së Kishës: kulti ndaj Zojës së Bekuar, shtegtimet, përshpirtëria ndaj shenjtorëve. Kulti ndaj Eukaristisë e kjo buron nga misteri i fesë. Është pra një pasuri e madhe: nga njëherë përzihet me elemente që vijnë prej kulturave të ndryshme, nga një herë tjetër edhe me elemente fetare që vijnë prej feve origjinale, që duhet të pastrohen akoma e të përcaktohen më mirë e më saktë. Sidoqoftë feja popullore është një vlerë e madhe e për ungjillëzimin e ri përfaqëson me siguri një udhëtim e një udhë të çmueshme për realizimin e ungjillëzimit të ri.







All the contents on this site are copyrighted ©.