2011-04-06 12:14:37

Papa: teologët të mësojnë nga Tereza e Lisië, artin e vërtet të dashurisë.


“Sidomos teologët” do të duheshin të mësonin prej shën Terezës nga Lisië. Kështu tha Papa në audiencën e sotme të përgjithshme, në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, gjatë katekizmit kushtuar shenjtës franceze, e cila jetoi në fund të Nëntëqindëshit , vdiq në moshën 34 vjeçare mes 30 shtatorit e 1 tetorit të vitit1897, e u shpall doktore e Kishës .
Papa Racinger, e paraqiti shembulli e “braktisjen e plotë, si fëmijë”, “në dashurinë e Zotit” të shën Terezës së Krishtit Fëmijë para të gjithë të krishterëve e në mënyrë të veçantë para teologëve të jetës së kësaj shenjtëreshe, sepse vetëm me “përvujtëri, dashuri, fe e shpresë - tha Papa – mund të depërtojmë vazhdimisht në misterin e shkrimeve të Shenjta që përmbajnë e përmbledhin misterin e Zotit”.
“Çdo ditë do të duhej të mund ta dëshmonim para Zotit – tha Ati i Shenjtë – dashurinë për të e për të tjerët, e të mësojmë në mënyrë të vërtet e të plotë” se janë të vegjlit e Ungjillit ata që e “lëshojnë vetveten të udhëhiqen nga Zoti në thellësitë e misterit të tij”, e këtë duhet ta bëjnë “sidomos teologët”. “Shkenca e dashurisë” – shtoi Benedikti XVI – mund të bëjë shumë më tepër se shkenca akademike”, ajo është “shkenca më e lartë”, e “të gjithë shenjtorët e kanë kuptuar këtë e në mënyrë të veçantë – nënvizoi Papa Racinger – ata që e mbushin gjithësinë me rreze të dashurisë së Zotit”.
Këtu Papa citoi mes tjerësh shën Palin, shën Agostinin, shën Tomën, shën Françeskun, shën Damjanin e “shumë miq të Zotit – tha Benedikti XVI – që janë ushqyer nga shkenca hyjnore e dashurisë”.
Kujtojmë se shën Tereza e Krishtit Fëmijë, rregulltare e klauzurës nga Lisië, doktore e Kishës, është Pajtore qiellore e misioneve.







All the contents on this site are copyrighted ©.