2011-04-06 17:16:27

Në Bregun e Fildishtë, bomba mbi pallatin e Gbagbos. Nunci Apostolik: lutuni për paqen


Orë vendimtare për Bregun e Fildishtë. Ndoshta beteja e fundit për të larguar nga presidenca Laurent Gbagbon, po zhvillohet në Abigjan, ku përkrahësit e presidentit të zgjedhur kohët e fundit, Alasan Ouatra kanë rrethuar rezidencën e kreut të shtetit. Mbrëmë, vetë Gbagbo deklaroi se do të rezistojë deri në fund. Siç e dëgjuam nga thirrja e Papës, i dërguari i Benediktit XVI, kardinali Peter Turkson nuk lejohet të hyjë në Bregun e Fildishtë. Nunci Apostolik në vend, imzot Ambrose Madtha kërkon lutje:
Ne u kërkojmë të gjithëve të luten që Zoti të na japë edhe një herë paqen, atë paqe, që e dëshirojmë tashmë prej 8 vjetësh e veçanërisht gjatë këtyre katër muajve të fundit. Të gjithë duhet të punojmë për paqen: vetëm dialogu mund të na ndihmojë të arrijmë pajtimin. U kërkojmë njerëzve të marrin guximin për ta falur njëri-tjetrin. Edhe një herë, e falenderojmë Papën për thirrjen e presionin e tij. E edhe të gjitha kishat, që luten për ne.







All the contents on this site are copyrighted ©.