2011-04-06 17:20:50

Mesazhi i fundit i Gjon Palit II drejtuar besimtarëve


Mesazhin e fundit e lexoi Imzot Leonardo Sandri:
“Jezus, kam besim në ty, ki mëshirë për ne e për botën mbarë” – është ky mesazhi i fundit që Gjon Pali II u drejton besimtarëve, duke ia besuar kështu Zotit njerëzimin e munduar.
Njerëzimit, që nganjëherë duket si i humbur, i sunduar nga pushteti i së keqes, i egoizmit, i frikës, Zoti i ngjallur i jep dhuratën e dashurisë së tij që fal, që pajton, që rihap në shpirt udhën e shpresës. Është dashuria ajo që shënon kthesën e zemrave e dhuron paqen. Sa nevojë ka bota për ta kuptuar e për ta pranuar Mëshirën Hyjnore!







All the contents on this site are copyrighted ©.