2011-04-06 17:17:05

Mbyllet e çara e reaktorit 2 të Fukushimës, por niveli i radioaktivitetit mbetet i lartë


(06.04.2011 RV)Pas disa dështimeve, më në fund, e çara e reaktorit 2 të Fukushimës, nga ku dilte ujë radioaktiv, u mbyll me një përzierje elementesh kimike. Tani teknikët e Tepkos, firmës që administron centralin bërthamor japonez, do të përpiqen të injektojnë azot në reaktorin n.1, më i dëmtuari ndër gjashtë reaktorët e strukturës, për të shmangur shpërthimin e hidrogjenit të grumbulluar aty. Në zonë, radioaktiviteti mbetet i lartë. Tepko ka deklaruar se do t’i japë një milion jen (rreth 8.300 euro) çdo familjeje, që është detyruar të shpëngulet nga rajoni i Fukushimës, deri në 20 km distancë nga centrali bërthamor. Ndërkaq, sizmologët njoftojnë se në epiqendrën e tërmetit, në det, toka është zhvendosur me 24 metra.







All the contents on this site are copyrighted ©.