2011-04-05 17:00:26

Në universitetin katolik të Milano paraqitet vëllimi dytë i librit të Papës “Jezusi i Nazaretit”.


Libri i Jozef-Racingerit-Benediktit XVI “Jezusi i Nazaretit” u paraqit sot në universitetin katolik të Milanos “Zemra e Krishtit” nga sekretari i përgjithshëm i konferencës ipeshkvnore katolike italiane, imzot Mariano Crociata e nga drejtori i Librarisë botuese vatikanase, don Giuseppe Costa.
Hyrjen e paraqitjes në konferencën e shtypin e bëri rektori i Universitetit, Lorenzo Ornaghi. Ndër pjesëmarrësit edhe personalitete nga shoqëria italiane si Raffaele Bonanni e docenti Silvano Petrosino.
Paraqitja e pjesë së dytë të librit të Papës, u bë në kuadrin e nismave që organizohen me rastin e 90 vjetorit të Universitetit Katolik të Milanos.







All the contents on this site are copyrighted ©.