2011-04-04 12:10:20

Papa: mëkati e lëndon njerëzimin duke e orientuar drejt errësirës së vdekjes. Në Krishtin kemi forcën për të fituar mbi të keqen.


Mëkati e pati lënduar njerëzimin duke e drejtuar drejt errësirës së vdekjes, mirëpo në Krishtin shkëlqen risia e jetës dhe caku drejt të cilit jemi të thirrur të shkojmë”. Kështu tha mes tjerash Benedikti XVI gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot në sheshin e shën Pjetrit në Vatikan, duke folur mbi temën e udhës shpirtërore drejt Pashkëve. “Në Të (Krishtin) – shtoi Ati i Shenjtë – të përforcuar nga Shpirti Shenjt, marrim forcën për të fituar e mposhtur të keqen dhe për të vepruar mirë. E vërtet, jeta e krishterë është një përngjasim i vazhdueshëm më Krishtin, që është imazhi i njeriu të ri, për të arritur në bashkimin e plotë me Hyjin”.
“Kur jeta jonë ndriçohet nga misteri i Krishtit – tha Papa Racinger – e përjeton dhe shijon gëzimin e lirimit nga gjithçka që e kërcënon realizimin e plotë. Në këto ditë që na përgatisin për Pashkë të jetojnë sërish në ne dhuratën e marrë në Pagëzim, atë flakë që nganjëherë rrezikon të shuhet”. “Ta ushqejmë atë – vijoi Papa – me lutje, dashuri e bamirësi ndaj të afërmit tonë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.