2011-04-04 16:30:32

Obama rikandidohet, fillon fushata për zgjedhjet e vitit 2011


Presidenti amerikan, Barak Obama, njoftoi se do të kandidohet për një mandat të dytë presidencial në vitin 2012. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi video prej 2 minuta e 10 sekonda në faqen e internetit të Obamës, me titullin “It Begins With Us”. Në mesazhin drejtuar mbështetësve të tij, Obama i bënë thirrje elektoratit për mobilizim, në mënyrë që të mbrohet ndryshimi, që ai solli gjatë mandatit të tij të parë. Ekspertët thonë se Obama do të jetë në gjendje të grumbullojë një fond të paprecedent, prej 1 miliardë dollarësh për fushatën e ardhshme.







All the contents on this site are copyrighted ©.