2011-04-04 16:23:41

Në Jemen në protestat e sotme 12 të vrarë e 50 të plagosur.


Ndeshje të reje janë regjistruar sot në Jemen. Në qytetin jugor të Taizit trupat jemenase kanë hapur zjarr kundër protestuesve, duke vrarë të paktën 12 njerëz e plagosur 50 të tjerë. Sipas burimeve shëndetësore, së paku 15 janë të vdekur, e numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë. Protestuesit kërkojnë rrëzimin e presidentit Ali Abdullah Saleh. Kjo ishte dita e dytë me radhë e përleshjeve të armatosura mes forcave të sigurisë dhe protestuesve në qytetin e Taizit.
Edhe në Hodeida, në perëndim të Vendit, me qindra njerëz janë helmuar nga gazi lotsjellës. Tre të plagosur nga plumbat e forcave qeveritare. Mbi 50 veta raportohet të jenë vrarë gjatë disa javë protestash në Jemen.







All the contents on this site are copyrighted ©.