2011-04-04 16:15:54

Japoni, në det 15.00 tonë ujë radioaktiv


Në Japoni, TEPCO, institucioni menaxhues i impiantit bërthamor të Fukushimës, bëri të ditur se nga dita e nesërme mund të derdhë në Oqeanin Paqësor 15 mijë tonë ujë radioaktiv, me një përqendrim rrezatimi të vlerësuar rreth 100 herë mbi kufizimin ligjor, sipas kompanisë, njofton Kyodo.
Gjatë një konference shtypi, Tepco shpjegoi se lënia vullnetare e ujit radioaktivë, është pjesë e përpjekjeve për të përshpejtuar punimet për të arritur kontrollin e centralit. Sidoqoftë derdhja e ngarkesës në det, në çdo mënyrë, është një plan ekstrem, nëse Tepco nuk arrin të gjejë hapësirë të mjaft të madhe ku mund ta transferon ujin radioaktiv.







All the contents on this site are copyrighted ©.