Takim kushtuar 50-vjetorit të Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve.
Të enjten, në Venedik, Instituti i Studimeve Ekumenike i Shën Bernardit, organizoi
takimin me temë: “Pesëdhjetë vjetët e para të Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit
të të krishterëve”. Sipas njoftimit të agjensisë Sir, takimi nisi me fjalën e hapjes,
mbajtur nga kryetari, atë Robert Gjiraldo. Pas tij, Rikard Burigana, pedagog pranë
Institutit të Studimeve Ekumenike, trajtoi temën “Mbi ushtrimin e taktit e të durimit”.
Kardinali Kurt Koch, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve,
foli kryesisht për ekumenizmin, duke bërë bilancin e 50 vjetëve, me vështrim drejtuar
nga perspektiva. Ioan Sauka, drejtor i Institutit Ekumenik të Bossey-t pranë Këshillit
Ekumenik të Kishave, u përqendrua tek tema “Vatikani e Bossey: 40 vjet marrëveshje
e bashkëpunim në formimin ekumenik”.