2011-04-02 13:14:52

Navarro Valls për Papën Vojtila: dëshmoi se nuk mund të kuptohet njeriu pa Zotin


Me 2 prill mbushën gjashtë vjet që kur Papa i dashur Gjon Pali II u nda nga kjo jetë. “I tregoi krejt botës se tema e Zotit është e pashmangshme, dëshmoi se nuk mund të kuptohet njeriu, nëse Zoti lihet mënjanë, se qendra e njeriut është Zoti e, se pa Të njeriu është vetëm një kafshë inteligjente, një kafshë e trishtuar inteligjente”. Janë fjalët e ish-zëdhënësit të Karol Vojtilës, spanjollit Hoakin Navarro Valls, gjatë një takimi në Universitetin Papnor të Shën Kryqit në Romë, para dy ditësh.
Navarro kujtoi edhe disa çaste personale, si për shembull, një darkë në Kastel Gandolfo me Papën, në muajin gusht, gjatë së cilës Gjon Pali II pati reflektuar mbi misionin e vet. “Pika qendrore, përgjegjësia jonë – pati thënë Ati i Shenjtë në atë rast – është të ruajmë karakterin transhendet të njeriut, që mund të shndërrohet lehtësisht në produkt. Kjo është baza e mësimeve të mia”. Më tej, Navarro theksoi: “Duke vizituar me të 160 vende, e kuptoje sa e vogël është ajo e pjesë e botës, që e quajmë Perëndim”.







All the contents on this site are copyrighted ©.