Sot u përkujtuan Shën Venanci e shokët, martirë në Dalmaci e në Istria.
(01.04.2011 RV)Shenjtorët u persekutuan në kohët e para të krishterimit e lanë
pas, si dëshmi të martirizmit, vetëm emrat e tyre, që nderohen atje, ku e dëshmuan
Krishtin duke derdhur gjakun. Prandaj dimë pak e aspak për jetën e për dëshminë e
tyre. Duhet të kenë qenë ndërmjet ungjillëzuesve të parë të Dalmacisë e të Istries
si dhe themelues të Kishës së vendit, me që njëri prej tyre njihet si ipeshkëv. Martiriologu
romak i kujton kështu: “Kremtojmë sot festën e shenjtorëve martirë Venanci, ipeshkëv,
dhe shokët e tij të Dalmacisë e të Istries: Anastasi, Mauri, Paoliniani, Teli, Asteri,
Septimi, Antiokiani e Gajani, të cilët Kisha i nderon me lavdërim të njëzëshëm.