(01.04.2011 RV)Së paku 10 vetë kanë humbur jetën në Deraa, në jug të Sirisë,
gjatë ndeshjeve, që shpërthyen pas lutjes islamike të mesditës, ndërmjet manifestuesve
antiqeveritarë dhe forcave të rendit. Lajmi jepet nga një aktivist i opozitës së presidentit
Bashar al-Asad, i cili saktësoi edhe se dy persona të tjerë janë vrarë në Douma, nga
plumbat e snajperëve.