2011-04-01 19:31:58

Nepal: të krishterët nuk kanë vend as për varr!


(01.04.2011 RV)Vijon ndeshja ndërmjet pakicës së krishterë e shumicës hinduiste, në Nepal, lidhur me zonën pyjore të Shleshmantakut, pranë tempullit të Pashupatinath, të cilën, që më 2009, autoritetet ua lëshuan të krishterëve, për të varrosur të vdekurit. Pas manifestimit të madh të 20 marsit të kaluar, në të cilin mijëra të krishterë organizuan një procesion me arkivolë të zbrazur në krahë, në Kathmandu, para zyrave të qeverisë, njofton agjensia Azia Njuz, prijësit e të krishterëve po bëjnë grevë urie me grupe, për të kërkuar një copë dhe, ku t’i kallin të vdekurit. Greva do të vijojë, në se qeveria nuk do t’i marrë parasysh kërkesat tona – nënvizon Sundet Thapa, aktivist e organizator i protestës. Nuk na intereson zona pranë tempullit, mjafton të na caktojnë një pëllëmbë dhe, kudo, që të vdekurit tanë të mund të pushojnë në paqe.
Kujtojmë se të krishterët në Nepal janë vetëm 3%, në gjirin e një popullsie, të përbërë nga 70% hinduistë, të cilët, sipas traditës, i djegin të vdekurit; prej këndej, nuk kanë nevojë për vendvarrime. Tani për tani autoritetet po e bëjnë veshin të shurdhër përballë thirrjeve të të krishterëve, që janë gati edhe të paguajnë, për të pasur një gropë, në tokën së cilës i përkasin, ku të varrosen, sipas traditës së tyre.











All the contents on this site are copyrighted ©.