Ditë vendimtare për luftën civile, që po përflak Bregun e Fildishtë. Trupat e Ouatrës,
i cili konsiderohet fitimtari i ligjshëm i zgjedhjeve presidenciale të nëntorit të
kaluar, pasi morën në dorë kryeqytetin Jamosukro, hynë në Abigjan, vatra ekonomike
e vendit. Ndeshjet kanë shkaktuar viktima edhe në gjirin e personelit të OKB-së, që
po përpiqet të vendoset ndërmjet palëve për të shmangur gjakderdhjen. Si do të jetë
e ardhmja e Bregut të Fildishtë, pavarësisht nga rezultatet e betejës së sotme? Të
dëgjojmë opinionin e profesoreshës së historisë afrikane në Universitetin e Torinos,
Ana Bono: Do të jetë një Breg i Fildishtë, që del nga kriza në mënyrë të paqartë
e jo përfundimtare. Faktikisht, vendi është ndarë më dysh, sidomos përsa i përket
etnisë dhe fesë: në veri kemi popullsi islamike, në jug, të krishtera. Një nga ndryshimet
rrënjësore, që duket se do të ndodhë tashmë, është se për herë të parë, do të mbizotërojë
pjesa islamike e popullsisë, me një president mysliman si Ouatra.