2011-03-31 16:22:23

Solidariteti i Kishës në Japoni për viktimat e Tsunamit


(31.03.2011 RV)Ndërsa në Japoni rritet shqetësimi për radioaktivitetin e zonës përreth reaktorëve të Fukushimës, Kisha lokale vazhdon të dërgojë vullnetarë e ndihma në fshatrat e prekura nga tsunami, ku mungon ushqimi, nafta e gazi. Në verilindje të Sendait, katolikët po strehojnë popullsinë e mbetur pa shtëpi e Kisha ka vënë në dispozicion kuvende e shkolla për gratë me fëmijë të vegjël. Në Shiogama, grupe universitarësh katolikë ndihmojnë autoritetet në pastrimin e rrugëve e të shtëpive nga rëra e nga depozitimet e tsunamit. Në Ishinomaki, vullnetarët katolikë po vizitojnë edhe të shpërngulurit, për të parë kushtet e tyre shëndetësore e për t’i çuar menjëherë pranë qendrës mjekësore e psikologjike të zonës. Ka filluar gjithashtu edhe riparimi i ndërtesave të shkatërruara nga tsunami.







All the contents on this site are copyrighted ©.