2011-03-31 16:20:27

Opozita siriane do të vazhdojë protestat


(31.03.2011 RV)Duke mos i përmendur reformat dhe kohët e zbatimit të tyre, presidenti sirian Bashar al-Asad humbi të vetmen mundësi për të shmangur protestat e opozitës, që do të rifillojnë nesër.
Që dje, pas fjalimit të mbajtur nga al-Asad para parlamentit të Damaskut, ku kërcënoi se “kush dëshiron luftën, luftë do të ketë”, manifestuesit lajmëruan njëri-tjetrin përmes FACEBOOK-ut për një mobilizim të ri kundër regjimit. Sipas analistëve, njerëzit nuk kërkonin ndryshimin e regjimit, por vetëm më tepër liri. Opozita do t’i kishte pranuar pa tjetër propozimet për reforma të ditëve të kaluara, sidomos shfuqizimin e ligjit të luftës dhe njohjen e pluripartitizmit. Por në fjalimin e tij, presidenti al-Asad nuk hapi asnjë lloj dialogu me opozitën, duke treguar se nuk e njeh atë. Protestat do të vazhdojnë.







All the contents on this site are copyrighted ©.