2011-03-30 18:12:37

Vikari i Tripolit denoncon bombardime mbi civilët


(30.01.2011 RV)Një ditë pas konferencës së Londrës, propozimi për të armatosur rebelët, që luftojnë kundër Gedafit, e ndan më dysh bashkësinë ndërkombëtare. Presidenti amerikan Obama nuk e përjashton këtë mundësi, ndërsa në Evropë, mendimet janë të ndryshme. Franca është dakord, Italia kërkon një rezolutë të OKB-së, Rusia, Norvegjia dhe Belgjika janë kundër. Sot, NATO-ja filloi të japë urdhërat e para, që përgatisin kalimin e komandës nga “koalicioni i vullnetarëve” në Paktin e Atlantikut. Gjatë orëve të fundit, forcat e Gedafit kanë filluar kundërofensivën e kryengritësit detyrohen të zmbrapsen. Koloneli hedh sërish në dorë qendrën naftëmbajtëse Ras Lanuf. Uganda, sipas televizionit Al-Arabia, është gati t’i japë strehim politik, nëse do të vendoste të largohej nga pushteti e nga vendi.
Përmes një interviste me agjensinë vatikanase të lajmeve Fides, vikari apostolik i Tripolit, imzot Gjovani Inoçenco Martineli ngre zërin kundër të ashtuquajturave “bomba humanitare”, të cilat shkaktojnë viktima në mesin e civilëve. Prelati thekson se zgjidhja diplomatike e çështjes së Libisë kalon domosdoshmërisht nga Bashkimi Afrikan, i cili nuk mori pjesë në mbledhjen e djeshme në Londër. Sipas imzot Martinelit, koalicioni i “vullnetarëve” dëshiron të vazhdojë luftën. “Tani – vëren ipeshkvi françeskan – rebelët janë në portat e Sirtes, por pas saj nuk do të jetë e lehtë. Armatosja e një pjese të popullsisë libiane kundër tjetrës nuk më duket një zgjidhje e moralshme”.







All the contents on this site are copyrighted ©.