Shën Alfons Maria de’ Liguori: “Ti ulesh prej Parrizit”.
(30.03.2011 RV)Në dhjetor të vitit 1754 Shën Alfons Maria de’ Liguori improvizoi
në një Kishë të Nolës këngën-himn të Krishtlindjes: “Ti ulesh prej Parrizit’. E lehtë
për t’u kënduar e përshtashme për mundësitë vokale të fëmijëve, të grave e të njerëzve
të popullit, kjo ninullë u përhap shumë shpejt e u përkthye në gjuhë të ndryshme të
botës. Është njëra nga këngët më të ëmbla të Krishtlindjes. E këtë melodi, të cilën
e pëlqente shumë edhe kompozitori i famshëm italian, Gjuzepe Verdi, ne vijojmë ta
këndojmë si lutje. Pa të Krishtlindja do të humbiste një element tejet tërheqës:
Ti
ulesh prej Parrizit, O Zot e Mbret lumnie, E n’ tokë vjen me u bâ nieri Vetëm
prej dashtënie: Aq i dashtun je për né Sa n’ një shpellë ti vjen me lé! O
Zot i lum, Unë s’e kam dijtë se ti ne T’ shkretët na don kaq shumë. Për ty,
që rruzullimin, Gjithmbarë e ke krijue, S’janë gjetë as shtëpí, as petka E
zjarmi t’ ka mungue. Tash asht dimën, akull, borë, Me qindrue njashtu asht zor. O
djalë i shkretë! Prej së ftoftit ti po dridhe, Po dridhe e po bërtet! O Biri
i të Naltit Zot, Ti pate gjithë lumninë, Por deshtas e ke lanun E kapë ke
vorfëninë; Pra pse kjanë e pse gjimon, Kurrkush ty s’ po t’ ankon: Ti don
me m’ m’sue Se pa durim nuk mundet Kurrkushi me u shëlbue. Ne disha gja,
ti fshanë E kján, o bukurí, Përse si duhet nieri, S’ ta din gjithë atë dashtëní; Vesht
e mora, unë i ngrati, Se at’ mundim ta nep ty m’kati; O m’kat i mallkue! Por,
ti, o Zot, m’ fal! M’ fal se jam pendue! Ti flén përmbi atë grazhd, O i lumi
djalë plot hír. Por zemrës me marrë gjumë I del fort punë e vështirë. Zemra
e jote pse po l’ngon? Natë e ditë çka po mendon? Unë tjetër s’po mendoj Veçse
me dekë për nierin, Me dekë që ta shëlboj! Me lé e me dekë për mue, Dashtënia
t’ ka shtërnguemun: E vetë, pa dashtë, o Jezu, Si mundemi me rrnuemun? Shpresa
e eme, o Virgjina Mrí, Me dashtë Krishtin n’se nuk e dí, Ty t’ kjosha true: M’
m’so gjithmonë me e dashtun, Me e dashtë e me e lavdue!
Krijim i Alfons
Maria de Liguorit; përshtatur në gjuhën shqipe nga dom Ndre Mjedja. Marrë në oficen
“Visari shpirtnuer”.