2011-03-30 18:18:12

Në Siri, presidenti premton reforma por nuk e shfuqizon ligjin marcial


(30.01.2011 RV)Vetëm sa përmendi reformat, që ka ndërmend të bëjë, pa folur aspak për shfuqizimin e gjendjes së emergjencës, në fuqi në Siri, që nga viti 1963. Ky qe thelbi i fjalimit të shumëpritur të presidentit sirian Al-Asad, i cili nuk plotësoi kështu, kërkesat e protestuesve, që prej javësh kërkojnë të mos ndjehen më gjithnjë në kohë lufte, të hartohet një ligj për krijimin e partive e të reformohen mjetet e informacionit.
Fjalimi i presidentit para parlamentit qe deziluzionues për opozitën. Qe vetëm tribuna, nga ku Al-Asadi akuzoi mjetet e informimit për lajme të rreme e kërcënoi se “kush dëshiron luftën, luftë do të ketë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.