Në Jemen shpërthen një fabrike municionesh. Ndërpritet dialogu ndërmjet presidentit
dhe opozitës
(28.02.2011 RV)Së paku 70 vetë humbën jetën në Jemen, gjatë shpërthimit të
një fabrike municionesh, nga ku dyshohet se kanë vjedhur armë terroristët e Al Kaidës.
90 persona janë plagosur, ndër të cilët, edhe fëmijë. Këto ditë, në Jemen ka pasur
manifestime, që duhej të çonin drejt bisedimeve për largimin e presidentit Ali Abdullah
Saleh nga pushteti. Por mbrëmë, zëdhënësi i opozitës deklaroi se negociatat janë ndërprerë.