2011-03-26 16:37:18

Vëllai i Shahbaz Bhatit, vrarë në Pakistan, emërohet këshilltar për pakicat.


Paul Bhati, vëllai i ministrit të vrarë, Shahbaz Bhati, u emërua sot këshilltar i posaçëm i kryeministrit të Pakistanit për të drejtuar çështjet e pakicave fetare në nivel federal. Këshilltari i posaçëm do të ketë pushtet ekzekutiv të barabartë me atë të ministrit dhe, pas pak ditësh, do të bëjë zyrtarisht betimin për detyrën e re. Njoftimi është i Agjensisë Fides, marrë nga burime qeveritare pakistaneze. Lajmi, që nuk është shpallur akoma zyrtarisht, ka nisur tashmë të qarkullojë në gjirin e bashkësisë së krishterë, e dhe në atë të shoqërisë civile, që e priti me kënaqësi zgjedhjen e qeverisë pakistaneze, paraqitur pak ditë më parë si propozim i bërë prej saj.
Bhati pranoi vetëm atëherë, kur qeveria i dha pushtet të plotë për vijimin e misionit të të vëllait, në mbrojtje të të drejtave të pakicave. Paul Bhati, që ka jetuar disa vjet në Itali, është mjek. I kthyer në Pakistan pak kohë më parë, u zgjodh menjëherë drejtor i “Lidhjes së pakicave pakistaneze”, rrjet i themeluar nga Shahbaz Bhati në vitin 2002, për mbrojtjen e pakicave fetare.







All the contents on this site are copyrighted ©.