2011-03-25 14:47:30

Shqipëri: KQZ miraton 145 vëzhgues për monitorimin e zgjedhjeve të 8 majit


Në Shqipëri Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) miratoi sot vendimin për 145 vëzhgues afatgjatë të Shoqatës për Kulturë Demokratike (SHKD), që do të monitorojnë zgjedhjet vendore të 8 majit.
SHKD, një organizatë jofitimprurëse që operon në fushën e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, do të angazhohet në procesin e ardhshëm zgjedhor duke kërkuar vëzhgimin e tij përmes 145 vëzhguesve afatgjatë.
Dokumentacioni i paraqitur nga SHKD, pasi u shqyrtua nga administrata e KQZ, u konstatua në përputhje me përcaktimet në kodin zgjedhor.







All the contents on this site are copyrighted ©.