Trupat e Gedafit pushtojnë Misuratën. Avionët Francezë rrëzojnë një avion të Libisë.
Në ditën e gjashtë të operacione Odissey Dawn në Libi, luftimet vazhdojnë. Koalicioni
ndërkombëtar, që ka bërë të ditur se ka shkatërruar aviacionit ushtarak të Gedafit,
ka ndërmarrë inkursione të reja ajrore. Një avion libian që fluturonte në hapësirën
no-flay zone është goditur e rrëzuar nga një jet francez, njofton tv Abc. Ndër objektivat
e goditura është kazerma në hyrje të Tripolit dhe rezidenca e liderit Gedafi në Ajdabija,
18 janë viktimat. Në të njëjtën zonë, janë sulmuar edhe trupat tokësore, besnike të
Gedafit, por edhe përkundër inkursioneve ajrore të koalicionit, trupat e forcave qeveritare
nuk ndalin sulmet e tyre në terren. Në kështjellat e rebelëve bllokohen furnizimet
përmes tokës e detit: mungon uji e ushqimi. 28 Vendet e Natos vazhdojnë të jenë
të ndarë mbi rolin e Aleancës Atlantike në koalicionin ndërkombëtar.