2011-03-22 15:58:13

Rivlerësimi i filozofisë për të ju përgjigjur nevojave të shoqërisë: kardinali Grocholewski paraqiti Dekretin e reformës për Universitetet kishtare.


“Epoka jonë ka nevojë për filozofinë”: kështu pohoi kardinali Zenon Grocholewski, Prefekt i Kongregatës së Vatikanit për Edukimin katolik, sot në sallën e shtypi të Vatikanit, gjatë paraqitjes së Dekretit të reformës së studimeve kishtare të filozofisë. Në takim me gazetarë qenë të pranishëm ehe imzot Jea-Louis Bruguès, sekretar i të njëjtit Dikaster e atë Charles Morerod, rektor i madh i Universitetit Papnor të Shën Tomës së Akuinit.
“Ecclesia semper est reformanda” për t’u përgjigjur – nënvizoi kardinali Grocholewski – kërkesave të reja të jetës kishtare në rrethanat e ndryshueshme e të paqendrueshme historiko-kulturore”. Nga ky konstatim, ai i ndryshimit të kontekstit historik dhe kulturor, buron edhe nevoja e një reforme që intereson – shpjegoi imzot Bruguès – Fakultetet kishtare të filozofisë e të teologjisë dhe institutet e filozofisë e të teologjisë të lidhura me këto fakultete. Risitë kryesore janë vitet e kursi të studimeve, një vit më shumë – tri vjet në vend të dy vjetëve – në ciklin e parë të bakalaureatit; pastaj një program studimesh me një nënvizim të “natyrës së dijes e metafizikës së filozofisë, që nuk e mohon – vuri në paj atë Morerod – rolin e degëve tjera filozofike”, e duke porosit përdorimin sa më burimor, do të thotë leximin e autorëve më domethënës e të rëndësishëm, që studimet e doracakëve nuk mund t’i zëvendësojnë, duke mos harruar se “informacioni nuk është formim”; së fundi trupi i docentëve duhet të jetë mundësisht gjithnjë e më i kualifikuar dhe i qëndrueshëm. Dekreti, ka një përvojë disa vjeçare që nga 2004 e deri te miratimi i Benediktit XVI më 28 janar 20011, në festën e shën Tomës së Akuinit. Synimi kryesor i tij është ai i përforcimit të formimit filozofik në shumë institucione kishtare, duke pasur para sysh elementet e sfidat e sotme siç është utilitarizmi, skepticizmi, relativizmi e këndej nxitja për të njohur arsyen e vërtet të problemeve themelore të jetës së njeriut, pa lënë anash filozofinë metafizike, që ndihmon në kapërcimin e krizave që ka pushtuar sot sektorët e mëdhenj të filozofisë, si dhe për të korrigjuar disa sjellje e dukuri të gabuara të përhapura në shoqërinë tonë. Kisha është e vetëdijshme se filozofia është e domosdoshme për formimin teologjik, prandaj edhe synon përmirësimin e studimit të saj.







All the contents on this site are copyrighted ©.