2011-03-21 17:52:34

Protesta në Jemen, Bahrein, Siri dhe Marok. Në Egjipt votohet reforma e Kushtetutës.


(21.03.2011 RV)Në vazhdën e ngjarjeve në Libi, pakënaqësia ndaj regjimeve në fuqi përhapet edhe në vende të tjera të Afrikës së Veriut. Viktima e ndeshje ndërmjet manifestuesve e policisë regjistrohen në Jemen, Bahrein, Siri e Marok. Ndërkaq, në Egjipt, 77% e popullsisë, që votoi në referendumin e 19 marsit, është shprehur për ndryshimin e Kushtetutës. Këto ndryshime përkrahen nga partia “Vëllezërit Myslimanë” dhe nga Partia Demokratike Kombëtare e ish-presidentit Mubarak. Janë kundër të rinjtë e revolucionit dhe partitë që i mbështesin, si edhe koptët e krishterë. Gjithashtu, mendojnë ndryshe edhe kandidatët për presidencën, çmimi Nobel El Baradei, i cili dje u gjuajt me gurë nga islamistët dhe sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Musa. Sipas tyre, Kushtetuta duhet ribërë nga e para.







All the contents on this site are copyrighted ©.