2011-03-21 08:21:06

Papa: Shndërrimi i Krishtit na zbuloi se Jezusi është Biri i Zotit.


“Shndërrimi mbi malin Tabor nuk është një ndryshim i Jezusit, por është zbulimi i hyjnisë së tij, “depërtimi intim i të qenurit të tij me Hyjin, që bëhen dritë e pastër”. Kështu u shpreh gjatë Lutjes së Engjëllit të Tënzot Benedikti XVI gjatë komentimit të pjesë së Ungjillit që u shpall dje në Meshës e Shenjtë. “Pjetri, Jaku e Gjoni, duke kundruar hyjninë e Zotërisë, përgatiten nga Jezusi – kujtoi Papa – për të përballuar shkandullin e Kryqit” në mënyrë që, duke parë Krishtin e kryqëzuar, të kuptojnë se mundimet e tij “qenë pranuar vullnetarisht” e t’ia “kumtojnë botës”.
“Të dashur miq, edhe ne marrim pjesë në pamjen e kësaj dhurate të mbinatyrshme, duke i kushtuar kohë lutjes e dëgjimit të Fjalës së Zotit”, propozoi Ati i Shenjtë Racinger duke iu drejtuar 50 mijë besimtarëve e shtegtarëve të pranishëm dje në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan për lutjen e mesditës të Engjëllit të Tënzot.
“Më tej – shtoi Papa –siç shkruan Shërbëtori i Zotit Pali VI, posaçërisht në këtë kohë të Krezhmëve, jemi të thirrur ti përgjigjemi urdhrin hyjnor të pendesës me ndonjë vepër vullnetare bamirësie, përtej sakrificave që na vijnë nga barra e jetës”.







All the contents on this site are copyrighted ©.