2011-03-21 07:44:55

Libri: sulmet e reja të koalicionit ndërkombëtar, shkatërrojnë bunkerin e Gedafit


Bombat e raketat koalicionin ndërkombëtar mbi Libinë, kanë goditur një ndërtesë ‘bunker’ të Gedafit në Tripoli, në ditën e dytë të veprimeve ushtarake ‘Odissey Dawn’.
Një burim i koalicionit ushtarak në aksion kundër Libisë ka konfirmuar se ndërtesa administrative e vendosur në kompleksin Baba l Aziziya në Tripoli, rezidenca e Muammar Gedafit, është goditur e shkatërruar krejtësisht nga sulmet e aviacionit ushtarak të dielën në mbrëmje. Kjo qendër gjendej 50 metra nga tenda (çadra) e kolonelit Gedafi ku i priste mysafirët e rëndësishëm. Kritike Lidhja Arabe: sulmet kanë tejkaluar objektivin e tyre. Dje Gedafi përhapi një tjetër mesazh kërcënues kundër ‘sulmuesve që duan naftën tonë’ e kundër “Italisë tradhtare”. Sot do të mbahet takimi i lartë i ministrave të BE-së, derisa SHBA-së sigurojnë se komanda e operacione ushtarake nuk do t’i besohet Natos.







All the contents on this site are copyrighted ©.